U realizua evakuimi i dy familjeve në fshatin Xërxë

Reshjet e shumta kanë shkaktuar vështirësi të mëdha për disa familje në komunën e Rahovecit, të cilat kanë mbetur të ngujuara në shtëpitë e tyre.

Bashkë me trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sot u realizua evakuimi i dy familjeve në fshatin Xërxë, duke siguruar daljen e tyre të sigurt nga zonat e rrezikuara.

Për gjendjen shëndetësore të qytetarëve të evakuuar u kujdes edhe stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec, i cili ofroi ndihmën e parë mjekësore, ndërsa janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor, thuhet në njoftimin e komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …