Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim

Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe zonat e thella malore.

Komuna e Malishevës ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat janë duke punuar intensivisht në largimin e borës dhe hedhjen e kripës, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të lirë dhe të sigurt për qytetarët. Aktualisht, qarkullimi në të gjitha rrugët e komunës po zhvillohet pa pengesa.

Punimet për mirëmbajtjen e rrugëve i ka përcjellë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ka vizituar disa fshatra në zonën e maleve të Berishës dhe është shprehur i kënaqur me gjendjen mirëmbajtjen e rrugëve.

“Komuna ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat po kryejnë punën e tyre me përkushtim. Sot kam përcjellë nga afër punimet në zonën e maleve të Berishës, për t’u siguruar që qytetarët të kenë qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë”, ka deklaruar kryetari Kastrati.

Komuna e Malishevës u bën thirrje të gjithë vozitësve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore, ashtu siç parashihet me ligj, pasi sidomos gjatë orëve të mbrëmjes mund të ketë ngrica në rrugë.

Kontrolloni gjithashtu

Bizneset turke vazhdojnë të investojnë në Ferizaj

Ferizaj po dëshmohet si një qytet mikpritës për investitorët e huaj. Një shembull i suksesshëm …