Kryetari Haliti mbajti takim me ekzekutivin komunal

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur një takim pune në fillim të vitit me Kabinetin e Kryetarit, Drejtorët e Drejtorive Komunale dhe përfaqësuesit e Institucioneve Komunale. Gjatë këtij takimi u diskutua për planifikimin e buxhetit nga të gjitha drejtoritë, mbarëvajtjen dhe zbatimin e procedurave të prokurimit, si dhe për implementimin e rregullt të projekteve dhe aktiviteteve komunale. Po ashtu, u shqyrtua plani i punës për periudhën në vijim, me theks të veçantë në koordinimin ndërinstitucional, përcaktimin e prioriteteve dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Ky takim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave komunale dhe vendosjen e një qasjeje të përbashkët për një funksionim sa më të mirë të Komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Malishevës formoi komitetet obligative

Kuvendi Komunal i Malishevës, në mbledhjen e parë urgjente të kryesuar nga Kryesuesi, Fatmir Ademaj, …