Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë – Ne nuk harrojmë!

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Ferizaj, në bashkëpunim me Shoqatat e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së, Shoqatën e të Burgosurve Politikë, Shoqatën e të Pagjeturve, Shoqatën “Çamëria”, Shoqatën e Pensionistëve të TMK FSK & Simpatizantëve “Elita” dhe Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, organizojnë aktivitet përkujtimor me ndezjen e qirinjve në nderim të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Aktiviteti do të mbahet në Sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj, para objektit të Komunës.

Të gjithë ata që nuk mund të marrin pjesë fizikisht, ftohen që në të njëjtën kohë të ndezin një qiri në ballkonet apo dritaret e shtëpive të tyre, si shenjë përkujtimi, solidariteti dhe respekti ndaj dhimbjes sonë kolektive.

Ky përkujtim nuk është vetëm një akt simbolik, por një zotim se e vërteta nuk harrohet, krimi nuk amnistohet dhe drejtësia për viktimat e pafajshme do të kërkohet derisa të vihet në vend.

Ne nuk harrojmë!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Malishevës formoi komitetet obligative

Kuvendi Komunal i Malishevës, në mbledhjen e parë urgjente të kryesuar nga Kryesuesi, Fatmir Ademaj, …