Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, z. Afrim Oruqi, sot e vizitoi Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ku u pritën nga drejtori i këtij institucioni, z. Elbunit Kryeziu dhe stafi shëndetësor.

Gjatë vizitës u diskutua për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, nivelin e gatishmërisë, veçanërisht në shërbimet emergjente, furnizimin me barna esenciale, si dhe për funksionimin e repartit të maternitetit. Po ashtu, u theksuan synimet për rritjen e numrit të mjekëve dhe forcimin e kapaciteteve shëndetësore, si dhe u shpreh mirënjohje për përkushtimin e stafit në shërbim të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt të shtunën përkujton 28-vjetorin e Betejës së Qirezit dhe Likoshanit

Me rastin e 28-vjetorit të Betejës së Qirezit dhe Likoshanit, si dhe në nderim të …