Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi sot në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, së bashku me Kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj dhe me bashkëpuntorë, nderuam në Reçak, sakrificën e të rënëve dhe kujtimin për ta, në një ditë që me të drejtë shënohet si Dita e Gjenocidit.
Më 15 janar 1999, forcat serbe në Reçak ndanë meshkujt nga familjet e tyre dhe i ekzekutuan mizorisht. Masakra e Reçakut u cilësua si “krim kundër njerëzimit” nga shefi i misionit të verifikatorëve të OSBE-së, ambasadori William Walker.
Krimet gjenocidiale të Serbisë mbeten ende të pandëshkuara.
Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për fëmijët, për gratë, për pleqtë dhe për burrat e masakruar nga një shtet që vazhdon të mohojë krimin.
Lavdi të gjithë të rënëve!
Ne nuk e harrojmë të kaluarën!
Ne nuk e falim krimin, ka shkruar në facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.