Sot u mbajt mbledhja e parë urgjente e Komitetit për Politikë dhe Financa e komunës së Malishevës, e cila u drejtua nga kryesuesi i tij, Fatmir Ademaj.
Gjatë mbledhjes, anëtarët e komitetit diskutuan pikat e rendit të ditës, me theks të veçantë në çështjet financiare, buxhetore, shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës për projektbuxhetin për vitin 2026, si dhe të ndryshme.
Prezantimin e projektbuxhetit për vitin 2026- 2028, para anëtarëve të KPF-së e paraqiti, drejtori për Ekonomi Financë dhe Buxhet, Blerim Thaçi.
Pas shqyrtimit të materialeve dhe debateve konstruktive, Komiteti vlerësoi propozimet e paraqitura dhe me shumicë votash i rekomandoi ato për shqyrtim dhe miratim në Kuvend.
Kryesuesi Ademaj theksoi rëndësinë e transparencës, përgjegjësisë financiare dhe bashkëpunimit institucional në procesin e vendimmarrjes, duke nënvizuar se rekomandimet e komitetit synojnë përmirësimin e menaxhimit publik dhe realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.