Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka marrë vendim për vazhdimin e afatit për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje, në përputhje me nenin 9, paragrafi 2 të Ligjit Nr. 06/L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.
Sipas vendimit të Ministrisë, ky afat vazhdohet për herë të parë për një periudhë prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh, duke filluar nga dita e nënshkrimit të vendimit. Vendimi është marrë duke marrë në konsideratë nevojën për kohë shtesë, me qëllim të arritjes së objektivave të Ligjit Nr. 06/L-024. Qytetarët mund te aplikojnë në Zyrat e drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit (DUPMM) në objektin ri te Komunës së Vitisë .