Në Bashkësinë Lokale te Qirezit, u mbajt takimi informues me qytetarë në kuadër të vizitave në terren që po zhvillohen nga Kryetari i Komunës z. Sami Lushtaku.
Takimi kishte për qëllim dëgjimin e drejtpërdrejtë të shqetësimeve, nevojave dhe prioriteteve të banorëve të kësaj zone.
Gjatë diskutimit, qytetarët paraqitën kërkesat dhe problemet e tyre, kryesisht në lidhje me infrastrukturën publike, rrugët lokale, ndriçimin publik, kanalizimin, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët. Ky bashkëbisedim i hapur dhe i drejtpërdrejtë mundëson krijimin e një pasqyre reale të gjendjes në terren dhe ndihmon në orientimin e planifikimit dhe veprimeve konkrete të komunës.
Komuna e Skenderajt falënderon banorët e fshatrave të bashkësisë lokale të Qirezit për pjesëmarrjen aktive, gatishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij takimi.
Takimet informuese me qytetarët do të vazhdojnë edhe në vendbanime të tjera të komunës, me synimin e identifikimit të nevojave reale dhe ndërtimit të zgjidhjeve sa më të mira për çdo lagje dhe fshat.