Rahoveci në mbështetje të protestës së 17 shkurtit: DREJTËSI, JO POLITIKË!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka pritur në takim z. Ismail Tasholli dhe znj. Eliza Hoxha, përfaqësues të Platformës “Liria ka Emër!”, si dhe kryetarin e degës së PDK-së në Rahovec, z. Edon Cana, me të cilët biseduan për protestën paqësore që do të mbahet më 17 shkurt, në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të bashkëluftëtarëve të tjerë.

Kryetari Latifi shprehu mbështetjen e tij të plotë për protestën dhe gatishmërinë për pjesëmarrje. Më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë, zëri ynë do të jetë i bashkuar në kërkesën për drejtësi, në mbrojtje të luftës çlirimtare dhe të vlerave mbi të cilat u ndërtua liria e Kosovës. Besojmë se kjo do të jetë protesta e fundit, para kthimit të krerëve të UÇK-së pranë familjeve dhe popullit të tyre, ka shkruar në facebook, kryetari Latifi.

Protesta do të mbahet më 17 shkurt, në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me moton: “Drejtësi, jo politikë!”

Rahoveci do të jetë aty!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2026

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt të për vitin 2026. Në …