Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës në Gjilan, Agron Rukiqi si dhe komandantin e Stacionit Policor në Viti, Ruzhdi Abdullahu me zyrtarë të tjerë policorë.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e ka vlerësuar lartë punën e Policisë së Kosovës dhe bashkëpunimin që ka me komunën e Vitisë. Ai tha se ky bashkëpunim do të thellohet edhe me tej dhe është në interes të gjithë qytetarëve. Gjatë këtij takimi ata kanë folur edhe për angazhimin e Policisë së Kosovës në ruajtjen e sigurisë dhe të qetësisë publike si dhe rreth mundësive të bashkëpunimit në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …