Nën kryesimin e kryesuesit z. Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit komunal të Ferizajt. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë drejtorët e drejtorive komunale, anëtarët e Kuvendit, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti ka bërë propozim-vendimin për aprovimin e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosovës.
Po ashtu, me shumicë votash, nënkryetar i Komunës nga radhët e komuniteteve u zgjodh Jeton Emini.
Në rend dite ishte edhe aprovimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2026.
Ndërkohë, në këtë mbledhje ishte paraparë që të të diskutohet edhe plotësim-ndryshimi i vendimit për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa, si dhe propozim-vendimi për plotësim-ndryshimin e vendimit për themelimin e Komitetit për Komunitete,por këto pika të rendit të ditës u shtyen për mbledhjën tjetër të Kuvendit.