Punimet për rregullimin e shtegut të ecjes dhe shëtitores pranë parkut “Idriz Rreci” kanë përfunduar me sukses, duke i dhënë kësaj zone një pamje më të rregullt, më të sigurt dhe më funksionale për të gjithë qytetarët.
Kjo hapësirë tashmë ofron kushte më të mira për ecje, rekreacion dhe pushim, duke e bërë parkun edhe më të frekuentueshëm për familjet, të rinjtë dhe të moshuarit.
Mirëmbajtja e hapësirave publike do të vazhdojë me prioritet, sepse një ambient i pastër dhe i rregulluar është tregues i kujdesit ndaj qytetarëve dhe cilësisë së jetës në komunën tonë, thuhet në postimin në “Facebook”, të kryetarit të komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku.