Në kuadër të angazhimeve për menaxhimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore, me fokus tokat në proces komasacioni, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi pati një takim pune me z. Idriz Gashi, udhëheqës i Divizionit për shfrytëzimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore dhe z. Marjan Karrica, zyrtar i lartë nga Ministria e Bujqësisë, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, si dhe me zyrtarë kompetentë të drejtorive përkatëse.
Gjatë takimit u diskutua gjendja e zonave kadastrale në proces komasacioni, me theks në Krushë të Madhe, Xërxë dhe zona të tjera problematike, si dhe çështja e sistemit të ujitjes.
Për një vlerësim më të saktë të situatës, ekipi komunal dhe zyrtarët e MBPZhR-së dolën në terren në ZK Krushë e Madhe, me qëllim identifikimin e gjendjes aktuale dhe përcaktimin e hapave të mëtejmë drejt zgjidhjeve konkrete.