IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti është përfituese e grantit prej 585 mijë euro

Institucioni për Arsim dhe Aftësim Profesional (IAAP) “Jonuz Zejnullahu”- Viti ishte përzgjedhur ndër shkollat e para që ka përfituar nga thirrja e parë e Fondit të Sfidave të Kosovës (KCF) të menaxhuar nga MASHT-i dhe atë me një grant prej 585,600 euro. Ky grant mbështetet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ) dhe që zbatohet nga Banka Gjermane për Zhvillim ( KfW ) pritet që këtë institucion shkollor ta transformoj një qendër moderne për fushën e makinerisë. Bëhet me dije se me këtë projekt do të investohet në infrastrukturën dhe cilësinë e mësimdhënies përmes renovimit rrënjësor, përfshirë punëtoritë, instalimet e reja elektrike, ujësjellësi, si dhe sisteme moderne të ngrohjes qendrore dhe ngrohjes solare. Po ashtu parashihet edhe të bëhet pajisja me teknologji dhe makineri moderne për profilet e ndryshme si: Operator prodhimi, Saldator dhe Metalpunues. Në kuadër të këtij projekti pritet të këtë edhe trajnime të ngritjes profesionale për nxënësit për të hyrë më lehtë në tregun e punës dhe atë me partnerë të ndryshëm të operatorëve ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka Emër” pritet në Klinë nga kryetari Zenun Elezaj

Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli e kanë vizituar sot …