Në Mitrovicë po bëhet emërtimi dhe riemërtimi i rrugëve, shesheve dhe vendbanimeve

Ka filluar puna në vendosjen e shenjëzimit të rrugëve, shesheve, bulevardeve dhe parqeve në komunën e Mitrovicës, sipas listës emërore të aprovuar në Kuvendin e Komunës Mitrovicë.

Ky projekt është realizuar nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës. Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm e cila është bartëse e projektit, ka caktuar edhe grupin e zyrtarëve nga kjo drejtori si dhe nga Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër që do të bëjnë monitorimin gjatë gjithë këtij procesi.

Drejtori i DPU-së, Sami Zeka, ka thënë se i tërë procesi do të përfundoi brenda tre muajve sipas planit dinamik të bërë nga kontraktori. Ai foli edhe për rëndësinë e këtij projekti jo vetëm për qytetarët e Mitrovicës, të cilët do të kenë një orientim dhe adresim të duhur po edhe për qytetarët e tjerë të cilët do të vizitojnë Mitrovicën.

Kompania “Sinjalizimi” SHPK nga Suhareka, e përzgjedhur nga zyra e BE-së, është zotuar që punimet do të përfundojnë sipas periudhës kohorë të paraparë në marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …