Smajl Latifi: Mos e neglizhoni Rahovecin!

Pas një analize të detajuar të Projektiligjit për Buxhetin e vitit 2026, Komuna e Rahovecit ka adresuar pesë amendamente konkrete për pesë projekte kapitale prioritare, të cilat i janë dërguar për shqyrtim Komisionit për Financa dhe Ekonomi.

Këto projekte janë investime të domosdoshme që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve të Rahovecit. Çdo amendament është shoqëruar me arsyetim të plotë financiar dhe teknik, duke dëshmuar nevojën dhe efektin e tyre. Megjithatë, pavarësisht argumentimit të qartë, shumica vendosën të mos i mbështesin.

Shpreh falënderim të veçantë për deputetët që ngritën zërin dhe insistuan në votimin “Për” të amendamenteve të Rahovecit, duke dëshmuar përgjegjësi institucionale dhe ndjeshmëri ndaj kërkesave legjitime të një komune.

Transparenca është thelbësore. Për këtë arsye, po i publikoj amendamentet drejtuar Komisionit për Financa dhe Ekonomi, në mënyrë që secili qytetar të informohet dhe të gjykojë mbi bazën e fakteve.

Rahoveci meriton trajtim të barabartë në ndarjen e buxhetit shtetëror.

Si Kryetar i Komunës së Rahovecit, u bëj thirrje të gjithë deputetëve, pozitë e opozitë, që, para votimit final të Ligjit për Buxhetin 2026, të reflektojnë dhe të përfshijnë amendamentet tona në versionin përfundimtar!

Mos e neglizhoni Rahovecin, thuhet në posimin në facebook, të kryetarit Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Teuta Miftari Mazreku, zhvilloi një takim pune me zyrtarët e drejtorisë

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Malishevës, Teuta Miftari Mazreku, zhvilloi një …