Me rastin e 27 vjetorit të rënies së dëshmorit Hetem Hasaj, Këshilli Organizues dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut Organizojnë Manifestim Përkujtimor me datë 28 Shkurt 2026 me fillim prej orës 11.00 në fshatin Gajre.
Pas Manifestimit Përkujtimor, do të bëhet vendosja e luleve në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Gajre si dhe do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve
Liria do të jetoj aq sa do t’i kujtojmë dëshmorët, thuhet në njoftimin e komunës.