Në sallën e Kuvendit Komunal, është mbajtur mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-profesorit të Gjimnazit, Shaban Ahmetxhekaj nga Isniqi.
Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj në fjalën e tij ka thënë se me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtojnë kontributin e tij të çmuar dhe shumëvjeçar në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj.
Trashëgimia e tij ka thënë Ramosaj do të jetojë përmes dijes që përcolli dhe vlerave që kultivoi ndër breza.
Në këto çaste dhimbjeje, shprehim edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ahmetxhekaj, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin.