31 gra fermere të komunës së Skenderajt kanë përfituar pajisje bujqësore në kuadër të projektit “Promovimi i Fuqizimit të Grave Rurale në Kosovë”

Sot u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratave ndërmjet grave fermere të Komunës së Skënderajt dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), në partneritet me UN Women, në kuadër të projektit “Promovimi i Fuqizimit të Grave Rurale në Kosovë”, i financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).

Në kuadër të këtij projekti, përfituese janë 31 gra fermere, të cilat kanë përfituar pajisje bujqësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve të tyre prodhuese dhe zhvillimit të mëtejmë të veprimtarisë bujqësore. Kjo mbështetje synon fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale dhe krijimin e mundësive të reja për rritje të qëndrueshme në sektorin e bujqësisë.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, i cili në fjalën e tij theksoi përkushtimin institucional për mbështetjen e fermerëve në bujqësi, me theks të veçantë në fuqizimin e grave fermere si shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe social në zonat rurale.

Ky aktivitet dëshmon bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet komunës, FAO-s dhe UN Women, si dhe angazhimin e përbashkët për avancimin e rolit të gruas në sektorin e bujqësisë dhe përmirësimin e mirëqenies së familjeve në komunën tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku priti në takim Endrit Krasniqin, mundësi më i mirë i Turneut të XIV Ndërkombëtar “Pavarësia”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka pritur në zyrën e tij mundësin e …