Mbahet mbledhja e parë e rregullt e KKSB-së për vitin 2026

Në Rahovec u mbajt mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), nën kryesimin e Kryetarit të Komunës z. Smajl Latifi.

Të pranishëm ishin: anëtarët e KKSB-së, nënkryetari i komunës, përfaqësuesit e KFOR-it dhe të OSBE-së, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Në fjalën e tij hyrëse, kryetari Latifi përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se, bazuar në të dhënat dhe raportet zyrtare, situata e përgjithshme e sigurisë në komunën e Rahovecit është stabile dhe e qetë, pa ndryshime të theksuara krahasuar me periudhën nga mbledhja e fundit e KKSB-së.

Në këtë mbledhje u diskutua për:

 Informimin e qytetarëve mbi situatën e sigurisë për vitin 2025;

Miratimin e Planit të Punës për vitin 2026.

Komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, z. Fazli Morina, prezantoi raportin me statistika të detajuara për gjendjen e sigurisë në territorin e komunës, të dhëna këto, të cilat mund t’i lexoni në procesverbalin zyrtar të mbledhjes.

Në përfundim, kryetari falënderoi të gjithë për angazhimin dhe bashkëpunimin, me mirënjohje të veçantë për policinë dhe për pjesëtarët e FSK-së, për kontributin e tyre në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit.

Siguria është përgjegjësi e përbashkët, bashkë për një Rahovec më të sigurt!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …