Kryetari Kastrati organizoi iftar tradicional për familjet e dëshmorëve dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame

Mbrëmë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, organizoi iftarin tradicional me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku morën pjesë familjet e dëshmorëve dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Malishevë.

Me këtë rast, kryetari Kastrati shprehu mirënjohjen dhe respektin e veçantë për sakrificën dhe kontributin e familjeve të dëshmorëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave të solidaritetit, respektit dhe bashkimit që përcjell muaji i Ramazanit.

Nga një fjalë rasti mbajtën edhe kryetari i BIK në Malishevë, Sead Paçarizi, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Malishevë, Ilaz Krasniqi, si dhe përfaqësuesi i OVL UÇK në Malishevë, Feriz Krasniqi.

Ky iftar tradicional u organizua në frymën e respektit dhe mirënjohjes ndaj familjeve të dëshmorëve dhe rolit të Bashkësisë Islame në komunitet.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …