Jeta jote kishte fshirë çdo artificialitet,
Asnjëherë s’pushove duke kënduar himnin tënd,
Dhe s’u lejove mbretërve të zbaviteshin me ty,
Ruajte fushën e nderit – pavarësisht stinës që kërkonte moda.
Ti shpesh e kujtoje gjendjen në të shkuarën,
Në shpirtin tënd imagjinoje triumfin e njerëzores,
E dije pastërtinë për tokën
Për të cilën flijove çdo gjë.
E mes njerëzve je i pranishëm prore ti,
Lamtumirë i the trishtimit të kësaj bote,
Ku pranverat nuk janë njësoj,
Por shpresa mbin edhe mbi dhembjen.
Ditët negative i zëvendësoje me fjalë të reja,
E gurit që nuk lëviz të mos i ndërrohet emri,
Se nuk pranove frikën në vend të dashurisë,
Me monolog të brendshëm i zbusje dhembjet.
Ato që shkrove janë pemë brenda njeriut,
Rrënjë që mbajnë gjallë kujtesën,
Përulemi për zemrën dhe veprimin tënd,
Për dritën që le pas.
Ti ishe shembull i njeriut zemërbardhë,
Që para agimit ishe kudo në atdhe,
Ti kurrë nuk fole për veten, lodhjen, mërzinë…
E syve që tallen përherë do t’ua tregosh rrugën.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
