Bashkim Ramosaj: Kurti, vepron me logjikë anti-shtetërore, sherrin kemi me ia pa

Kryetari i Deçan, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ashpër pas deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sipas të cilit kryeministri Albin Kurti i kishte thënë se 24 hektarët e tokës së Manastiri i Deçanit po ia dhuronte “për hatër të tij”. Bashkim Ramosaj e ka cilësuar veprimin e Kurtit si mashtrues dhe sipas tij të bazuar në një “logjikë anti-shtetërore”. Ai ka paralajmëruar se tensionet dhe pasojat e këtij vendimi do të vazhdojnë të jenë të dukshme. “Personalisht nuk çuditem me veprimet dhe vendimet e kqija të Albin Kurtit, në fakt ka vepruar me logjikën anti-shtetërore mbi të cilën është ngritur ky mashtrues! Sherrin kem me ja pa edhe më tutje!”, ka shkruar Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …