Albin Kurti iu shmanget pyetjeve për 24 hektarët e Deçanit pas deklaratës së Rashiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të japë sqarime të reja lidhur me deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili pretendoi se transferimi i 24 hektarëve tokë për Manastiri i Deçanit u bë falë këmbënguljes së tij.I pyetur nga gazetarët për këtë deklaratë, Kurti u përgjigj shkurt, duke thënë se çështja tashmë është sqaruar nga zëdhënësi i  Qeverisë, Arlind Manxhuka, si dhe nga vetë ministri Rashiq. “Ka folur tashmë zëdhënësi ynë, Arlindi, e po ashtu e ka sqaruar edhe ministri”, deklaroi Kurti, pa hyrë në detaje të tjera. Çështja lidhet me vendimin e vitit 2024, kur Qeveria e Kosovës kërkoi nga Agjencia Kadastrale transferimin e 24 hektarëve tokë në pronësi të Manastirit të Deçanit. Në atë kohë, Kurti e kishte arsyetuar vendimin duke thënë se zbatimi i këtij vendimi gjyqësor do të ishte vendimtar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshilli i Evropës, megjithëse aplikimi përfundimisht nuk u realizua. Në një intervistë për mediumin lokal serb Radio Gorazhdevci, Rashiq deklaroi se vendimi erdhi pas këmbënguljes së tij të vazhdueshme ndaj kryeministrit. Sipas tij, Kurti e kishte thirrur para një mbledhjeje të Qeverisë dhe i kishte thënë: “Kam menduar shumë për këtë. Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd”. Rashiq theksoi se, ndonëse vendimi ishte një obligim i vjetër gjyqësor që qeveritë e mëparshme nuk e kishin zbatuar, fakti që u realizua në atë moment ka një peshë të veçantë politike dhe simbolike.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …