Delegacion nga Bursa në Viti në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”

Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Flakadani i Karadakut”, një delegacion nga Bursa e Turqisë po qëndron për vizitë në Komunën e Vitisë.

Delegacioni përbëhej nga Hüseyin Özkan, kryetar i Komisionit për Ballkan në qytetin e Bursës, Nesrin Çakirlar Akşit, kryetare e ansamblit/shoqatës “Bursa Olympus” dhe njëherësh biznesmene në Turqi, si dhe znj. Gülçin, anëtare e komisionit në kuadër të “Bursa Olympus”.

Ata janë pritur në komunë nga nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.

Gjatë kësaj vizite janë zhvilluar takime me përfaqësues komunal, ku është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe arsimit. Theks i veçantë është vënë në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe në shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy palëve.

Po ashtu, është diskutuar edhe për realizimin e vizitave të ndërsjella, si një formë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Pjesëmarrja e delegacionit nga Bursa në këtë manifestim vlerësohet si një hap pozitiv drejt zgjerimit të bashkëpunimit dhe rritjes së dimensionit ndërkombëtar të manifestimit “Flakadani i Karadakut”.

Kontrolloni gjithashtu

Kujtohet 24 Marsi në Viti – Homazhe pranë memorialit të Madeleine Albright

Me rastin e 27-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, institucionet komunale të Vitisë kanë …