Kuvendi mes reformave dhe krizës: vonesat ligjore dhe institucionale shtojnë rrezikun për zgjedhje

Përtej marrëveshjeve ndërkombëtare, Kuvendi përballet me një tjetër sfidë kritike: miratimin e projektligjeve kyçe që lidhen me Planin e Rritjes. Reforma si Kodi Civil, ligji për falimentimin dhe legjislacioni në sektorin e energjisë janë parakusht për përfitimin e fondeve dhe avancimin e zhvillimit ekonomik. Në një kontekst të tensionuar ndërkombëtar, çdo dobësi e brendshme institucionale mund të prodhojë pasoja të drejtpërdrejta politike dhe ekonomike. Ndërkohë, 33 institucione të pavarura pritet të raportojnë para Kuvendit, ndërsa mbi 30 pozita mbeten të paplotësuara, duke e rritur edhe më shumë presionin mbi deputetët. Kjo situatë komplekse vë në pikëpyetje kapacitetin e Kuvendit për të përmbushur obligimet brenda afatit. sNëse dështohet në këtë fazë vendimtare, vendi rrezikon të përballet me thellim të krizës institucionale dhe skenarë të padëshiruar politikë, përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …