Bedri Hamza në takim me zyrtarët e BE-së: PDK riafirmon orientimin euroatlantik dhe kërkon mbështetje për reformat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim një delegacion të Bashkimit Evropian të kryesuar nga Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtor Menaxhues në EEAS për Evropën Perëndimore. Takimi u fokusua në zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në Kosovë, si dhe në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendit dhe Bashkimit Evropian. Gjatë diskutimeve, Hamza ka mirëpritur rritjen e vëmendjes së BE-së ndaj Kosovës dhe rajonit, përfshirë edhe vendimin për heqjen e masave, duke e cilësuar këtë si një sinjal pozitiv për forcimin e partneritetit dhe perspektivës evropiane të vendit. Ai theksoi se stabiliteti i Kosovës dhe i rajonit është në interes të përbashkët si për vendet e Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për vetë Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, Hamza rikonfirmoi përkushtimin e PDK-së për bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, duke vënë theksin te nevoja për mbështetje të vazhdueshme në përballimin e sfidave ekonomike dhe avancimin e reformave. Në takim u ritheksua gjithashtu se orientimi strategjik i Kosovës mbetet integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO, si rruga kryesore drejt zhvillimit, stabilitetit dhe konsolidimit të plotë euroatlantik të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …