Avni Arifi: Kurti në Paris, sinjale për lëshime të reja në dialog?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Francë, ku pritet të zhvillojë takim dhe drekë pune me presidentin francez, Emmanuel Macron. Ky zhvillim po shihet me shqetësim nga njohës të politikës, të cilët paralajmërojnë për ndryshime të mundshme në qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut me Serbinë. Avni Arifi,  ka deklaruar se veprimet e fundit të Kurtit nuk janë të rastësishme, por sinjalizojnë një rikthim të fuqishëm në procesin e dialogut Prishtinë–Beograd. Sipas tij, Ligji për të Huajt dhe lëvizjet diplomatike të fundit tregojnë se Qeveria po përgatitet për një fazë të re negociatash, që mund të përfshijë kompromise të ndjeshme. “Franca ka dy objektiva të qarta politike ndaj Kosovës: krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe përshpejtimin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Këto interesa shpesh janë shtyrë përpara nga Macron në çdo rast që i është dhënë mundësia”, theksoi Arifi. Ky takim në Paris, sipas analistëve, mund të mos jetë thjesht protokollar, por një pikë kthese që mund të rihapë tema të ndjeshme për Kosovën – veçanërisht Asociacionin, që vazhdon të mbetet një nga çështjet më të debatueshme në vend. Në një kohë kur opinioni publik mbetet i ndarë dhe i pasigurt për drejtimin e dialogut, vizita e Kurtit në Francë ngre pikëpyetje të forta: a po hyn Kosova në një fazë të re presioni ndërkombëtar dhe a do të ketë lëshime të reja në tavolinën e bisedimeve?

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi mes reformave dhe krizës: vonesat ligjore dhe institucionale shtojnë rrezikun për zgjedhje

Përtej marrëveshjeve ndërkombëtare, Kuvendi përballet me një tjetër sfidë kritike: miratimin e projektligjeve kyçe që …