Sadik Halitjaha: Ekspozita në mes të kryeqytetit të Kosovës, në Prishtina!

Ekspozita në mes të kryeqytetit të Kosovës, në Prishtina!

Si ka mundësi, ditën për diell, në mes të Prishtinës, të kryhet argati i Serbisë?
Në ekspozitë, civilët e masakruar paraqiten gjysma të armatosur, si dhe minimizohen shifrat!

Kjo bëhet për ta shfajësuar gjenocidin e Serbisë mbi shqiptarët, duke ua arsyetuar vrasjen, me pretendimin se gjysma paskan qenë të armatosur. Kështu del që Serbia, duke i vrarë të armatosurit, ndërsa civilët janë dëmtuar si “dëm kolateral lufte”!

S’ka mundësi të kenë qenë të pa informuar dhe të mos i kenë ditur shifrat e sakta ekspozuesit, por qëllimi ka qenë t’i paraqesin të pasakta, që të mos jenë argument para botës, por të deformohen provat kundër Serbisë!

Këtu duhet ndërhyrje e shpejtë e Prokurorisë dhe gjetja e burimeve financiare nga Serbia për tjetërsimin e fakteve, që të mos mund të akuzohet Serbia me fakte e prova që e dëmtojnë. Këtë e bëjnë me qëllim ekspozuesit e kësaj ekspozite!

Duhet që dora e shtetit të funksionojë dhe ta konsiderojë këtë si krim të përsëritur mbi viktimat, si dhe mbi faktografinë e historisë sonë nga ky ekspozues, kushdo qoftë ai dhe ata mbrapa tij!

Qoftë edhe kur dikush, në emër të zbardhjes dhe me qëllim akuze, bazohet apo krijon fakte të rreme – qoftë duke i shtuar apo minimizuar ato – ato nuk mund të jenë më prova, as për akuzë, as për historinë dhe të ardhmen!

Kam dëgjuar se Prokuroria e Kosovës do të fillojë të ngrejë aktakuzë kundër disa kriminelëve mbi Jasharajt. Kjo është thikë me dy tehe: duke i akuzuar se Serbia bëri masakër mbi civilët Jasharaj, kështu mund të mohohet rezistenca dhe heroizmi! Nëse paraqitet rezistenca e armatosur dhe heroizmi, atëherë i arsyetohet dëmi kolateral i luftimeve Serbisë!

Prandaj, kujdes duhet të ketë Prokuroria e Kosovës në emërtimin e aktakuzës!

Unë mendoj që shteti serb ka bërë krim kundër njerëzimit dhe gjenocid në çdo masakër, përdhunim e dëbim!

Thirrje të funksionojë shteti dhe dikasteret shtetërore, sidomos Policia, Prokuroria dhe Gjykatësia, të zbatojnë ligjet, ta mbrojmë Kosovën dhe të vërtetën me dinjitet!

Ekspozita përgjysmon vrasjen e Jasharajve!

Nuk duhet të guxojë askush, i brendshëm apo i jashtëm, të shkelë mbi të vërtetën dhe dinjitetin e Jasharajve – vlerë e jonë kombëtare!

27 mars 2026
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës

Buxheti i Kosovës duhet t’u dalë ndesh nevojave të ndryshme të grave dhe burrave

Koalicioni i poshtë-nënshkruar i organizatave joqeveritare (OJQ) u bën thirrje qeverisë qendrore dhe udhëheqjes komunale …