Në 27 vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori Xhevdet Qazim Morina

Në 27 vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin e quajtur “Trojet”, sot i njohur edhe si “Kalaja e Dëshmorëve”, në Astrazup, në malet mes Astrazupit dhe Rahovecit.

Në nderim të jetës dhe sakrificës së tij për lirinë e vendit, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh pranë lapidarit të ngritur në vendin e rënies. Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, përfaqësues të nëndegës së OVL të UÇK-së në Astrazup, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, theksoi rëndësinë e kujtimit dhe nderimit të përhershëm për dëshmorët e lirisë.

“Sot përkujtojmë me nderim dhe respekt sakrificën e tij për lirinë e Kosovës. Vepra dhe guximi i tij mbeten frymëzim i përhershëm për brezat, ndërsa kujtimi për dëshmorët do të jetojë gjithmonë në ndërgjegjen dhe historinë tonë”, u shpreh Kastrati.

Aktiviteti përkujtimor është organizuar nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve në Malishevë, OVL e UÇK-së degë në Malishevë dhe nëndega e OVL të UÇK-së në Astrazup.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet drejtori i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, Mujë Tafa

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga Drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti …