Ferizaj bëhet gati për ndeshjen Kosovë – Turqi. Në sheshin “Adem Jashari”, duke filluar nga ora 20:45, qytetarët do të kenë mundësinë ta ndjekin së bashku këtë përballje përmes një ekrani të madh LED, të vendosur nga Komuna e Ferizajt.
“Nuk do të jemi thjesht spektatorë, por një zë i përbashkët që mbështet me zemër djemtë tanë në fushë. Le të jemi të gjithë bashkë në përkrahje të Kombëtares sonë”, ka thënë drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Gazmend Bytyçi.