Kryetari Sokol Haliti priti në takim përfaqësuesit e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur sot në takim përfaqësues të Qendra Kosovare për Studime Gjinore, të udhëhequr nga Luljeta Demolli.

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen aktuale të shërbimeve të kujdesit dhe infrastrukturës sociale në komunën e Vitisë dhe më gjerë. Theks i veçantë iu kushtua kujdesit për fëmijë, përkujdesjes për të moshuarit, shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, si dhe zhvillimit të shërbimeve sociale me bazë në komunitet.

Po ashtu, në takim u theksua rëndësia e mbledhjes së përvojave dhe perspektivave nga niveli lokal, të cilat do të shërbejnë si kontribut i rëndësishëm në vlerësimin e përgjithshëm të ekonomisë së kujdesit në Kosovë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan për rëndësinë e fuqizimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile, me qëllim përmirësimin e shërbimeve sociale dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Burimit në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës,Ekrem Kastrati së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësues institucionalë, …