Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit, e udhëhequr nga Kryesuesja, znj. Adelina Spahiu-Alija.
Në mbledhje morën pjesë: Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, Nënkryetari i Komunës z. Fadil Nura, drejtorët e drejtorive si dhe anëtarët e Kuvendit.
Mbledhja e Kuvendit kishte këto pika të rendit të ditës:
1. Fjala hyrëse;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
4. Propozim – Vendim për miratimin e raportit përfundimtar nr.09-020/01-0010900/26, i datës; 26.03.2026, i hartuar nga komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve si pasojë e vërshimeve për muajin janar 2026, dëme të shkaktuara në bujqësi, ekonomi familjare, biznese dhe vetura në territorin e Komunës së Skenderajt, në vlerë totale 532,666.96 Euro;
5. Propozim – Vendim për miratimin e raportit përfundimtar nr.06-325/04-0011275/26, i datës; 30.03.2026, i hartuar nga komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë publike si pasojë e vërshimeve të muajit janar 2026, në territorin e Komunës së Skenderajt, ne vlerë totale 2,014,930.00 Euro;
6. Propozim – Vendim për rishqyrtimin e Vendimit të Kuvendit nr. 01-020/01-008208/26, të datës; 03.03.2026, të miratuar në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Skenderaj të datës; 27.02.2026, përkitazi me procedurën e formimit të komitetit për politik dhe financa;
7. Pyetjet e këshilltarëve nën pikën të ndryshme;
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash.