Vazhdon aksioni i pastrimit në katër fshatra të Malishevës

Në kuadër të aksionit njëmujor për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër”, sot ka vazhduar pastrimi në fshatrat Llazicë, Balincë, Lubizhdë dhe Turjakë. Në këtë aksion, krahas qytetarëve, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetari dhe udhëheqësi i Task Forcës, Vesel Krasniqi, si dhe drejtorë të drejtorive komunale e zyrtarë të tjerë.

“Pastrimi i ambientit që po bëjmë sot nuk përfundon me këtë aksion, por do të vazhdojë edhe më tej. Ne jemi të përkushtuar për mirëmbajtjen e ambientit nga mbeturinat, përfshirë edhe ato inerte. Mbi të gjitha, qëllimi ynë kryesor është vetëdijesimi i qytetarëve për rëndësinë e ruajtjes së ambientit të pastër”, tha kryetari Kastrati gjatë aksionit.

Ndërkaq, muaji prill është shpallur “Muaji i Ambientit”, dhe sipas kryetarit Kastrati, synimi është që Malisheva të bëhet një ndër komunat me ambientin më të pastër në vend.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …