Kuvendi i Kosovës nuk ka kaluar Propozim-Rezoluta e inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në koston e jetesës dhe stabilitetin ekonomik të vendit. Rezoluta nuk ka marrë mbështetjen e deputetëve të Lëvizja Vetëvendosje, duke rezultuar në dështimin e saj në votim. Sipas rezultateve, 49 deputetë votuan kundër, 34 për dhe 7 abstenuan, duke mos arritur shumicën e nevojshme për miratim. Propozimi kishte marrë përkrahjen e dy partive kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat e mbështetën kërkesën për një reagim institucional ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve dhe ndikimit të tyre në ekonominë familjare. Dështimi i rezolutës ka nxitur debat politik mbi rolin e qeverisë në menaxhimin e krizave të çmimeve dhe mbi mungesën e konsensusit ndërpartiak për çështjet e ndjeshme ekonomike që prekin drejtpërdrejt qytetarët.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
