Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon Qeverinë për çmimin e naftës: “Qytetarëve po u merren 13 cent pa masa lehtësuese”

Analisti politik Avni Arifi ka kritikuar ashpër Qeveria e Kosovës për mungesën e masave lehtësuese lidhur me rritjen e çmimit të naftës. Sipas tij, shteti nuk ka ndërmarrë asnjë hap si heqja e akcizës apo ulja e TVSH-së, ndryshe nga vendet evropiane që kanë ndërhyrë për të lehtësuar qytetarët pas shtrenjtimit të karburanteve. Arifi ka deklaruar se përmes rritjes së çmimit dhe TVSH-së, qytetarëve u merren rreth 13 cent për çdo litër naftë, duke e cilësuar këtë si barrë të padrejtë fiskale. Ai gjithashtu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se pavarësisht situatës ekonomike, qeveria “vazhdon të lavdërohet për mbështetje elektorale”. Në reagimin e tij publik, Arifi ka theksuar se Kosova mbetet pa masa mbrojtëse ndaj qytetarëve në krahasim me vendet e tjera evropiane, duke e cilësuar këtë si dështim të politikave ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …