Arsenali në veri: policia e Kosovës zbulon armë, eksploziv dhe uniforma ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të madhe armësh dhe municioni në gjashtë lokacione të ndryshme në Zubin Potok më 16.04.2026, në një operacion që ka ngritur shqetësime për sigurinë në veri të vendit. Në rastin e parë janë sekuestruar 4 pushkë të llojeve të ndryshme, 3 radio-lidhje, 1 kamerë dhe 223 fishekë. Në një tjetër rast është gjetur 1 pushkë pa leje dhe 3 fishekë, ku një person i dyshuar (M.R., 1972) është shoqëruar dhe më pas liruar. Gjatë kontrolleve të tjera janë zbuluar 1 armë AK-47, 3 karikatorë, 88 fishekë dhe 1 granatë dore M75, ndërsa në lokacione të tjera janë gjetur pushkë gjuetie, pushkë M48 dhe uniforma ushtarake. Autoritetet kanë konfirmuar se një eksploziv është neutralizuar në vendngjarje, duke shmangur rrezikun e menjëhershëm për banorët. Prokuroria ka hapur rastet për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar origjinën dhe qëllimin e arsenalit të gjetur.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhëna lidhur me procesin e numërimit të votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhëna lidhur me procesin e numërimit të votave …