Serbia përdor marrëveshjen rajonale si justifikim – Kosova e quan narrativë për militarizim

Marrëveshja trilaterale në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, edhe pas më shumë se një viti, vazhdon të përdoret nga Serbia si arsyetim për forcimin e kapaciteteve ushtarake. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, deklaratat e presidentit serb Aleksander Vuçiq përbëjnë një narrativë të përsëritur që synon të shtrembërojë realitetin e sigurisë në rajon dhe të justifikojë blerjet e reja të armatimit. Nga kjo ministri theksohet se marrëveshjet e bashkëpunimit në mbrojtje ndërmjet vendeve demokratike nuk janë të drejtuara kundër askujt, por synojnë forcimin e stabilitetit, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe avancimin e paqes së qëndrueshme. Ministria rikujton se Serbia vazhdon të artikulojë pretendime territoriale ndaj Kosovës, duke e cilësuar këtë si burim të vazhdueshëm tensionesh dhe pengesë për marrëdhënie të mira fqinjësore. Në të njëjtën kohë, sipas institucioneve të Kosovës, furnizimi i vazhdueshëm i Serbisë me armatim nga Kina dhe Rusia nuk mund të arsyetohet me pretendime për kërcënime nga fqinjët, por reflekton tendenca hegjemoniste në rajon. Ndërkohë, njohës të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se retorika e Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës përdoret si mjet propagandistik për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e brendshme në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Edhe pas ditës së pestë të vendimit për sanksione ndaj Kosovës, liderët shtetërorë po vazhdojnë të heshtin

Vlora Çitaku: Ligji për Specialen do të rishqyrtohet brenda katër javësh, zotimin do ta çojmë deri në fund

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka këmbëngulur …