Vazhdojnë vizitat sistematike mjekësore në shkollat e komunës së Rahovecit

Kanë vazhduar vizitat sistematike në shkollat e komunës së Rahovecit nga ekipi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), duke siguruar mbulimin dhe kujdesin shëndetësor për nxënësit.

Këto kontrolle mjekësore janë realizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, me qëllim të vlerësimit të gjendjes së përgjithshme shëndetësore dhe zbulimit të hershëm të problemeve të mundshme.

Në kuadër të këtij cikli, vizitat janë zhvilluar në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Isa Boletini” në klasat e para dhe të pesta, me mbështetjen e QKMF-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rezallë u zhvillua ceremonia e rivarrimit të martirit Fadil Ahmeti

Në fshatin Rezallë të komunës së Skenderajt u zhvillua ceremonia e rivarrimit të martirit Fadil …