OVL e UÇK-së ngre alarmin ndaj zvarritjeve në Hagë: “Besimi në drejtësinë ndërkombëtare po vihet në sprovë”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë të ditur se i është drejtuar zyrtarisht ambasadave të shteteve mike në Kosovë me një letër apeli, përmes së cilës kërkon ruajtjen e besimit në drejtësinë ndërkombëtare dhe trajtim të drejtë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në reagimin e saj, OVL e UÇK-së shpreh shqetësim të thellë për zvarritjet e vazhdueshme dhe zhvillimet e fundit në proces, duke vlerësuar se vonesat e stërgjatura po krijojnë dyshime serioze mbi standardet e barazisë dhe paanshmërisë në këtë gjykim. Sipas veteranëve, drejtësia ndërkombëtare duhet të mbetet e pandikuar politikisht dhe e bazuar në parimet universale të të drejtave të njeriut, në mënyrë që të mos dëmtohet besimi i qytetarëve të Kosovës ndaj institucioneve ndërkombëtare. OVL e UÇK-së thekson se mbështetja e shteteve mike ka qenë vendimtare për Kosovën ndër vite, por paralajmëron se heshtja përballë padrejtësive të perceptuara mund të thellojë zhgënjimin publik dhe të cenojë partneritetin me aleatët ndërkombëtarë. “Ruajtja e besimit në drejtësi është jetike për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen demokratike të Kosovës”, thuhet në apelin e veteranëve, të cilët kërkojnë transparencë, barazi procedurale dhe përfundim të procesit brenda standardeve të arsyeshme ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …