Kryetari Haliti viziton garat komunale të ndihmës së parë të organizuar nga Kryqi i Kuq në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë vizituar sot garat komunale të ndihmës së parë, që po mbahen në Viti, nën organizimin e Kryqit të Kuq të Kosovës, Dega në Viti.

Bëhet me dije se këto gara synojnë të promovojnë vlerat e humanizmit dhe rëndësinë e reagimit të shpejtë në situata emergjente.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë nxënësit e shkollave të mesme të Vitisë dhe Pozheranit të cilët do të garojnë përmes demonstrimit dhe improvizimit të skenarëve të ndryshëm të ndihmës së parë.

Kryetari Haliti përgëzoj Kryqin e Kuq në Viti, për punën që po bëjnë dhe tha se këto gara kanë një rëndësi të veçantë pasi që intervenimi me kohë në raste emergjente mund të shpëtoj jetë.

Përndryshe bëhet me dije se ata që fitojnë këtë garë dot të marrin pastaj pjesë në garat tjera që do të organizohen në nivel më të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …