Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës, z. Fatmir Ademaj ka njoftuar se mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2026, do të mbahet ditën e Martë me datë 12 maj duke filluar nga ora 09:00.
Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Komisioneve të Kuvendit.
Për këtë mbledhje kryetari Ademaj ka propozuar këtë rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së parë (-I-) të jashtëzakonshme të mbajtur më datë: 18.03.2026.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit vjetor të Punës së Kryetarit të Komunës së Malishevës për periudhën kohore janar- dhjetor 2025.
3. Shqyrtimi i propozim-vendimeve dhe rregulloreve nga ekzekutivi i Komunës.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.04/254, datë:04.05.2026, për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2025, në vitin fiskal 2026.
5. Shqyrtimi i kërkesave nga qytetarët e Komunës së Malishevës.