FSK përmbyll me sukses trajnimet për snajperë dhe liderë luftarakë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”, në kuadër të avancimit të kapaciteteve profesionale dhe operacionale të pjesëtarëve të saj. Trajnimi për snajperë, i organizuar nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes përmes Qendrës së Stërvitjes Profesionale, kishte për qëllim zhvillimin e aftësive taktike për qitje precize nga distanca të largëta dhe përdorimin e kalibrave të ndryshëm në operacione ushtarake.

Ndërkohë, Kursi i Liderit Luftarak, i realizuar nga Shkolla e Nënoficerëve, u fokusua në ngritjen e kapaciteteve të udhëheqjes ushtarake, planifikimit operacional, komunikimit dhe vendimmarrjes në situata taktike në terren. Gjatë trajnimeve intensive, pjesëmarrësit zhvilluan ushtrime praktike dhe ligjërata profesionale, ku demonstrua nivel i lartë disipline, profesionalizmi dhe gatishmërie operative. Përfundimi i këtyre kurseve konsiderohet një hap tjetër në forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe në përgatitjen e personelit për sfidat moderne të sigurisë dhe mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …