Debatet për Gjykatën Speciale thellohen në Kosovë pas shtyrjes së vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Shtyrja e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë ka nxitur reagime të reja politike dhe qytetare në Kosovë, duke rihapur debatet për rolin dhe funksionimin e gjykatës speciale në Hagë. Opozita dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së e kanë cilësuar vonesën si dëshmi të një procesi të zvarritur dhe të padrejtë, ndërsa qeveria në detyrë ka ritheksuar mungesën e transparencës së gjykatës ndaj institucioneve të Kosovës. Ekspertët e drejtësisë ndërkombëtare, megjithatë, theksojnë se rastet me katër të pandehur, qindra dëshmitarë dhe mijëra prova materiale shpesh kërkojnë kohë shtesë për shqyrtim të plotë, duke e konsideruar shtyrjen si pjesë të procedurave të zakonshme në çështje të kësaj natyre. Procesi gjyqësor mbetet një nga më të ndjeshmit në opinionin publik të Kosovës, me pritje të larta për vendimin përfundimtar dhe me debat të vazhdueshëm mbi drejtësinë ndërkombëtare. ReL

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …