Daut Haradinaj: Mërgata shqiptare në Gjermani po organizohet fuqishëm për zgjedhjet e 7 qershorit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka njoftuar se strukturat e partisë në Gjermani kanë intensifikuar aktivitetet organizative në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit. Haradinaj bëri të ditur se gjatë një videokonference me degën e Stuttgart ka parë mobilizim të madh dhe angazhim serioz të aktivistëve për regjistrimin e bashkatdhetarëve për procesin e votimit. Sipas tij, mërgata shqiptare në Gjermani po dëshmon edhe një herë përkushtim ndaj proceseve politike dhe zhvillimeve në Kosovë. Ai shprehu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të diasporës, duke theksuar se mbështetja e saj ka rëndësi të veçantë për vendin dhe për Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këtë proces zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …