Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur të enjtën në takim drejtuesit dhe volejbollistët e KV Ferizaj, pasi ditë më parë arritën të fitojnë titullin e kampionit ekipor të Kosovës.
Në postimin e tij në Facebook, kryetari Agim Aliu ka shkruar:
“Me klubin superior të volejbollit ferizajas “KV Ferizaj” – Kampion të Kosovës në volejboll në kategorinë e meshkujve, për t’i përgëzuar për suksesin e vazhdueshëm sportiv duke i shtuar trofe të shumtë vitrinës së sportit ferizajas, përkatësisht volejbollit ferizajas.