Komuna e Malishevës Komisioni vlerësues Nr.01/
Datë:14.05.2026
REPUBLIKA E KOSOVËS KOMUNA E MALISHEVËS
Nr.No.8.
11072026
01/765
Në bazë të nenit 14, nenit 17 paragrafi 1 pika a) dhe c), si dhe nenit 58 të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Ligjit Nr. 06/L-092 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, Rregullores (QRK) Nr. 09/2020 për Përcaktimin e Procedurave të Dhënies në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, si dhe Vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës nr. 02/121, datë 08.03.2024, për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike komunale përmes procedurës së shprehjes së interesit, si dhe Vendimit nr. 02/85, datë 19.03.2026 për formimin e Komisionit Vlerësues të Ofertave për Dhënien në Shfrytëzim Afatgjatë të Pronës së Paluajtshme të Komunës deri në nëntëdhjetë e nëntë (99) vite, Komisioni Vlerësues publikon këtë
THIRRJE PUBLIKE PËR SHPREHJE TË INTERESIT
– Për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Malishevës, me qëllim të investimeve në ndërtimin e fermave në bujqësi, blegtori, bletari si;
– Prodhimi i mjaltit,
– Prodhimi i qumështit dhe produkteve të tij-bio.
– Rritja e bagëtive, fermat tradicionale.
-Punishtet e qumështit dhe produkteve të tij ( malorë dhe bio).
– Krijimi i infrastrukturës për paketimin dhe shitjen e produkteve tradicionale bio.
– Krijimi i mundësive për kombinimin e turizmit me jetën në fermë.
- Lënda e Shprehjes së Interesit
Lëndë e kësaj thirrjeje publike është dhënia në shfrytëzim afatgjatë të pronës së Komunës së Malishevës, përmes procedurës së shprehjes së interesit publik, sipas Vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, nr. 02/121, datë 08.03.2024.
Pronat që janë planifikuar të jepen në shfrytëzim afatgjatë, janë të përcaktuara me Vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, nr. 02/121, datë 08.03.2024, si më poshtë;
- Parcela me numër të njësisë P-72310015-00466-0, sipas numrit të lëndës 304/24, Zona Kadastrale Guriq, me sipërfaqe prej 118782 m2, në vendin e quajtur “Polana “, e evidentuar si kullosë e klasës 5, pronë publike në emër të Komunës së Malishevës;
- Parcela me numër të njësisë P-72310015-00249-0, sipas numrit të lëndës 304/24, Zona Kadastrale Guriq, me sipërfaqe prej 53036 m2, në vendin e quajtur “Boka”, e evidentuar si kullosë e klasës 6, pronë publike në emër të Komunës së Malishevës;
- Parcela me numër të njësisë P-72310015-00246-0, me numër të lëndës 304/24, zona kadastrale Guriq, në sipërfaqe prej 59490 m2 në vendin e quajtur ” Boka” e kualitetit jo- pjellores, pronë publike në emër të Komunës së Malishevës;
- Parcelën me numër P-72310015-0242-0, me numër të lëndës 304/24, zona kadastrale Guriq, në sipërfaqe prej 15803 m2, në vendin e quajtur “Boka ” e kualitetit letteste klasit 6, në emër të pronës publike të Komunës së Malishevës;
- Parcela me numër të njësisë P-72310015-00186-0, me numër e lendes 304/24, zona kadastrale Guriq, në sipërfaqe prej 1240 m2 në vendin e quajtur “Boka e kualiteti jo pjellor në pronësi publike të Komunës së Malishevës;
- Parcella me numër të njësisë P-72310015-00185-0, me numër të Jendes 304/24, Zona Kadastrale Guriq, në sipërfaqe të përgjithshme prej 13924 m2, në vendin e quajtur Boka e pronësi publike në emër të Komunës së Malishevës.
- Afati i Shfrytëzimit
Prona jepet në shfrytëzim afatgjatë për periudhë deri në nëntëdhjetë e nëntë (99) viteve, në pajtim me Ligjin, Rregulloren dhe Vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, nr. 02/121, datë 08.03.2024. Pronësia mbi parcelat mbetet pronë publike në emër të Komunës së Malishevës.
III. Qëllimi i Dhënies në Shfrytëzim
Qëllimi i dhënies në shfrytëzim (Veprimtaria që mund të ushtrohet):
-Qëllimi i dhënies është krijimi i të hyrave publike nga qiraja
-Shfrytëzim i parcelës së cekur si më lart do të jepet me qëllim të investimeve në ndërtimin e fermave në bujqësi, blegtori ( rritja e lopëve dhe gjedheve për qumësht, mish, rritja e deleve për mish dhe qumësht. rritja e dhive për qumësht, mish, rritja e pulave, gjelave, rosave, patave etj. për mish dhe vezë), rritja e bletëve për mjaltë dhe produkte të tjera. bletari dhe të ngjashme;
Hapësira është pronë publike dhe e pa përcaktuar për nevoja konkrete për institucionet publike, është e lirë për t’u dhënë në shfrytëzim afatgjatë, konform dispozitave ligjore.
-Kriteret Ligjore të zbatuara:
– Kriteret do të zbatohen sipas Ligjit nr.06/L-092, për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës si dhe Rregullores QRK-së, nr.09/2020, për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës që e rregullon këtë çështje, si dhe Vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, nr.02/121, dt.08.03.2024.
Kriteret e vlerësimit.
Zgjedhja e ofertës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës, bazohet në kriteret vijuese:
1.Vlera financiare e qirasë (qesimit) sipas viteve që do të merren në shfrytëzim afatgjatë,
2.Vlera Investive sipas projektit ideor i shprehur edhe në parallogari,
3.Kapaciteti ekonomik i ofertuesit, si garant i investimeve për qëllimin që merret në shfrytëzim prona publike,
4.Plani ideor i cili do të jetë, në harmoni me projeksionet zhvillimore te Komunës së Malishevës,
5.Plani dinamik realizimit të projektit,
6.Numri i të punësuarve,
7.Kapacitet për zhvillim të qëndrueshëm dhe ngritjes se vlerës se pronës publike si
7.1 zhvillimin ekonomik lokal;
7.2 krijimin e vendeve të reja të punës;
7.3 rritjen e të hyrave komunale;
7.4 rritjen e vlerës së pronës publike;
7.5 zhvillimin e zonave rurale që janë të përshtatshme për blegtori;
7.6 krijimin e mundësive për investime në blegtori tradicionale;
7.7 ndërtimin e stallave;
7.8 blerjen e pajisjeve moderne për ushqim dhe mjelje;
7.9 sigurimin e ushqimit cilësor për kafshët, shpendët etj;
7.10 rritjen e numrit dhe cilësisë së krerëve;
7.11 si dhe rritjen e kapaciteteve për përpunimin dhe tregtimin e produkteve tradicionale.
Përmes këtij investimi synohet:
rritja e prodhimit të qumështit dhe mishit,
përmirësimi i cilësisë së produkteve vendore,
krijimi i të ardhurave të qëndrueshme për familjen,
hapja e vendeve të reja të punës,
dhe zhvillimi ekonomik i zonës rurale.
Strategjia dhe qëllimi i dhënies së pronës në shfrytëzim sipas parcelave të cekura më lartë, ka të bëjë me;
krijimin e kushteve të cilat i ofron komuna dhe që lidhen kryesisht me;
Qëllimin e investimeve në ndërtimin e fermave në bujqësi, blegtori, bletari, shtytje në realizimin e prodhimeve bio si;
Prodhimi i mjaltit,
Qumështit dhe produkteve të tij, djathit, gjizë dhe produkteve tjera bio.
Rritja e bagëtive dhe fermat tradicionale.
Punishtet e qumështit dhe produkteve të tij (malorë dhe bio).
Krijimi i infrastrukturës për paketimin dhe shitjen e produkteve tradicionale bio. Krijimi i mundësive për kombinimin e turizmit me jetën në fermë.
- Të Drejtën e Pjesëmarrjes
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë:
1.Personat fizikë:
Shtetasit e Republikës së Kosovës;
Shtetasit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian por që kanë vendqëndrim në RK-së;
Shtetasit e vendeve të cilëve u njihen të drejtat sipas legjislacionit të Republikes
2.Personat juridikë:
Personat juridikë vendorë;
Personat juridikë me pronësi të përzier;
Personat juridikë të themeluar nga persona të huaj fizikë ose juridike, 16 regjistruar sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës;
Persona juridikë rezidentë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me përfaqësi të regjistruar në Republikën e Kosovës.
Kushtet për pjesëmarrje në shprehjen e interesit publik
Personat e interesuar fizik dhe juridik dorëzojnë fletëparaqitje për pjesëmarrje në shprehje të interesit, (në formë të shkruar, për njësi parcelën në të cilën theksohet, çka ka të bëje fletëparaqitja dhe cilat dokumente janë pjesë përbërëse e fletëparaqitjes, në zarf te posaçme) të kompletuar me dëshmitë në vijim-.
1.Dokumentacioni për Aplikim
Të interesuarit duhet të dorëzojnë aplikacionin në zarf të mbyllur, i cili duhet të përmbajë:
- Fletëparaqitjen( KËRKESËN) për pjesëmarrje në shprehjen e interesit;
- Kopje të letërnjoftimit i vlefshëm dhe certifikatës së shtetësisë për personat fizikë;
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit për personat juridikë;
- Konfirmimin bankar të llogarisë transaksionale;
- Ofertën financiare të propozuar, ofertës financiare për një (1) hektarë, në emër të qirasë vjetore me rasti ne shfrytëzimit të pronës publike për destinimin e cekur si më lartë
- Deklaratë për vlerën investive të projektit, planin e biznesit,
- Qarkullimin bankar për tri (3) vitet e fundit, jo më i vogël se 25,000.00 € (njëzetë e pesë mijë euro);
- Deklaratë zotuese për afatin e realizimit të projektit jo më i gjatë se njëzetë e katër muaj (24) nga dita e nënshkrimit të kontratës;
- Projektin idcor në lidhje me synimet për të ardhmen, një përshkrim i shkurtër i zhvillimit të biznesit;
- Çdo dokument tjetër të kërkuar sipas kësaj thirrjeje,
- Specifikacioni në lidhje me numrin e punëtorëve që do të angazhojë për realizimi ne projektit me të cilin personat fizik apo juridik aplikojnë sipas kësaj thirrje,
- Projekti i cili prezanton me shumë hapësira integruese me PZHK-në, ka përparësi.
- Vlera e kapitalit në rast se aplikon personi juridik ( teknika dhe teknologjia) me te cilën afaroně kompania në fjalë, shprehur në vlerë financiare si kapital, vlera më e lartë ka përparësi,
- Të dhënat nga Administrata Tatimore e Republikës së Kosovës, për kontributet ndaj shtetit, në tri vitet e fundit, nëse aplikon si person juridik, kontributet sa më të larta për shtetin do të kenë përparësi,
- Numri i stafit të cilët punojnë në personin juridik, të cilët janë duke punuar sipas kritereve ligjore, duke përfshirë edhe ato në ATK dhe TRUST, për punëtorë, do të kenë përparësi,
- Shprehja e interesit deklarimi se vlera financiare e ofruar në emër të qirasë ( qesimit) për komunën e Malishevës, mund të paguhet në tërësi, pas nënshkrimit të kontratës, e njëjta mund të shpërndahet edhe për çdo vit për sa kohë që përcaktohet me kontratë.
- Fletëparaqitjet që nuk janë të kompletuara me këto dëshmi, nuk do të
- Të drejtat dhe përgjegjësitë e pjesëmarrësve në shprehjen e interesit;
1.Personat fizik dhe juridik kanë të drejtë të paraqesin ofertat e tyre rarejen e pronës së komunës në shfrytëzim afatgjatë, sipas njoftimit publik të shpallur nga komuna.
1.1 Pjesëmarrësit në këtë proces kanë të drejtë:
1.2 Të informohen me procedurat e shprehjes së interesit:
1.3 Të shohin pronën që jepet në shfrytëzim;
1.4 Të kenë qasje në dokumentacionet e pronës;
1.5 Të garantohen se prona nuk është nën barrë juridike nga një palë e tretë;
1.6 Të garantohen se pas nënshkrimit të kontratës, janë të lirë të hyjnë në posedim juridik dhe faktikë në parcelën apo parcelat në fjalë;
1.7 Të tërhiqen nga konkursi jo më vonë se tre (3) ditë para hapjes së ofertave.
VII. Detyrimet tjera të kësaj thirrje për shprehje të interesit;-
- Ky njoftim publik duhet të publikohet në faqen zyrtare të komunës, në tabelën e shpalljeve të komunës, dhe së paku në njërën nga mediat lokale të shkruara dhe elektronike.
1.1 Njoftimi publik për shprehjen e interesit zgjatë pesëmbëdhjetë (15) ditë dhe përfshinë: 1.2 Emrin, përshkrimin gjeneral të njësisë kadastrale që është pjesë e këtij procesi, sipërfaqen, destinimin dhe lokacionin e pronës që jepet në shfrytëzim;
1.3 Afatin e dhënies në shfrytëzim të pronës;
1.4 Veprimtaria që mund të ushtrohet sipas destinimit të pronës; 1.5 Afatin e fundit për aplikim.
1.6 Vendin ku bëhet pranimi i ofertave për shprehje të interesit,
1.7 Dorëzimi i ofertave në formën e mbyllura, në sportelet e Qendrës për Shërbim të Qytetarëve, e cila duhet te protokollohet dhe një konfirmim i dokumentit të protokolluar me numër të referencës, duhet t’i jepet aplikuesit (numri i lëndës),
1.8 Numri kontaktues dhe informacionet shtesë të ofertuesve.
VIII. Kriteret tjera të garantuara për dhënien në shfrytëzim të pronësisë së paluajtshme të Komunës
1.Dhënia në shfrytëzim e pronës së paluajtshme të komunës jepet, duke u bazuar në kriteret vijuese:
1.1 Prona është e regjistruar si pronë publike e komunës në regjistrat kadastrale të pronës;
1.2 Është e lirë nga obligimet ndaj palëve të treta;
1.3 Nuk ka ndonjë kontest pronësor;
1.4 Është në pajtueshmëri me dokumentet e planifikimit hapësinor;
1.5 I plotëson kushtet e përcaktuara mjedisore;
1.6 Ka arsyeshmërinë e interesit publik;
1.7 Ndikon në rritjen e zhvillimit ekonomik në komunë;
1.8 Ndikon në rritjen e vlerës së pronës.
- Kriteret e Vlerësimit;
1.Shprehjen e interesit publik mund të fillojë me së paku një pjesëmarrës në shprehjen e interesi
2.Shprehjen e interesit publik e përcjell Komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës.
3. Sipas Rregullores për Përcaktimin e Procedurave të Dhënies në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Se Paluajtshme të Komunës (QRK) numër 09/2020, Neni 20 pika 1 nënpika 1.1.4 përfitimi financiar dhe ekonomik i Komunës.
4.Sipas Rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës (QRK) numër 09/2020, Neni 20 pika 1 nënpika 1.1.2 numri i të punësuarve nga investimi.
4.1 Kriteret tjera, si vlera e kapitalit të kompanisë-aplikuesit, qarkullimi financiar i kompanisë në tri vitet e fundit, kontributet ndaj ATK-së, si dhe pagesat në TRUST-it për punëtoret e kompanisë, do të kenë përparësi.
5.Shprehjen e interesit publik fillon me hapjen e ofertave, shpalljen e fituesit çmimi me i lartë në ofertë për qiranë për pronën publike, për komunën kriter kryesor, kriteret tjera ligjore dhe ekonomike të përcaktuara me këtë thirrje do të kenë rëndësi në vlerësim.
6.Pjesëmarrësi në shprehjen e interesit që ka ofruar çmim më të lartë dhe kane kompletuar te gjitha dokumentacionin e kërkuar në këtë shpallje publike, theksohet me statusin ofertues më i volitshëm apo më i favorshëm për Komunën e Malishevës.
7.Komisioni pas përfundimit të procedurave ligjore në lidhje me këtë shprehje te interesit përgatit procesverbal, ku përshkruan ecurinë e procesit për shprehjen e interesit të realizuar, njëherit Kuvendit i dorëzon raportin, së bashku me rekomandimin për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme për komunën e Malishevës, në lidhje me këtë shprehje të interesit publik.
8.Nëse ofertuesi më i volitshëm nuk i përmbahet kritereve të kësaj thirrje publike si dhe atyre që do t’i caktohen me kontratë, do të llogaritet se prona publike nuk është dhëne në shfrytëzim, nuk do të nënshkruhet kontrata për dhënien në shfrytëzim të pronës publike sipas kësaj thirrje dhe personi fizik apo juridik që është përzgjedhur, nuk mund të marrë pjesë në çdo thirrje publike për parcelat e shpallura sipas kësaj thirrje, si dhe tjera te komunës ne tri (3) vitet e ardhshme.
8.Kuvendi i Komunës mund të marr vendim në bazë të rekomandimit të komisionit të vlerësimit, ndërsa Kryetari i Komunës nënshkruan kontratë për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike vetëm pasi të plotësohen të gjitha kriteret ligjore.
9.Pjesëmarrësit e pakënaqur në shprehjen e interesit mund të dorëzojnë kundërshtim te Komisioni për Ankesa në afat prej shtatë (7) ditësh (ditë kalendarike) sipas ligjit 06/L-092 neni 20 pika 1 nga dita e mbajtjes së Shprehjes se Interesit, dita kur bëhet publikimi i ofertave dhe përcaktohetuesi i kësaj thirrje të interesit.
Ofertat do të vlerësohen sipas këtyre kritereve:
Procedura e hapjes dhe vlerësimit të ofertave zhvillohet nga Komisioni Vleresues i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, sipas Vendimit nr. 02/111, dt. 07.03.2024, i konfirmat sipas shkresës zyrtare të MAPL-së nr. 020/202/14, dt. 21.04.2026,”
Fitues shpallet ofertuesi që plotëson kushtet administrative ka ofertën më të kompletuar;
i plotëson kriteret e vlerësimit.
Komisioni përgatit procesverbal dhe raport përfundimtar me rekomandim për Kuvendin e Komunës.
1.Ankesa
1.Pjesëmarrësit e pakënaqur kanë të drejtë ankese në afat prej shtatë (7) ditësh kalendarike nga dita e publikimit të rezultatit, në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-092.
2. 10.Pas kundërshtimit të vendimit, Komisioni i Ankesave, është i detyruar që të vendosë në afat te paraparë ligjorë prej dhjetë (10) dite kalendarike dhe ta njoftoj komisionin Vlerësues dhe palën (ankuesin).
1.Dispozitat përfundimtare Kjo thirrje publike publikohet:
Në faqen zyrtare të Komunës së Malishevës; Në tabelën e shpalljeve të komunës;
Në mediat lokale të shkruara dhe elektronike.
Afati për aplikim është pesëmbëdhjetë (15) ditë.
Periudha e vlefshmërisë së njoftimit publik:
Njoftimi mbetet i hapur për pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike, përkatësisht fillon të rrjedhë nga dita e nesërme, datë 15.05.2026 deri më datën 29.05.2026 ora 14:00.
Afati i fundit për aplikim është data; 29.05.2026 deri në ora 14:00
Dorëzimi i ofertave:
Tërheqja e aplikacioneve, pas plotësimit të tyre, dokumentacioni i plotësuar dorëzohet ne sportelet e Objektit të ri të Komunës së Malishevë, kati i përdhese, Sporteli- Shërbimi per Qytetare- Shkresorja e Komunës së Malishevës.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet në tri kopje, një origjinal dhe dy kopje të vendosura në një pliko (zarfe) të vetme.
Adresa: Rruga “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” 24000, Objekti i Administratës ë Komunës, Shërbimi për Qytetarë-Shkresorja e Komunës.
Vendi ku do të bëhet hapja e ofertave sipas kësaj thirrje të interesit publik është:
-Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ose zyrat përcjellëse të Kuvendit, me datë, 29.05.2026, në ora 14:30
Me datë, 29.05.2026, në ora 14:30, do të bëhet hapja e ofertave sipas kësaj thirrje, mund të jenë prezent, pronari i kompanisë që ka bërë ofertën sipas kësaj thirrje për shprehje të interesit publik, personi i autorizuar prej tij, si dhe në rast se aplikuesit është person fizik duhet të jenë vet aplikuesit, apo i autorizuar i tij.
Për detaje sa i përket kësaj thirrje publike për shprehje të interesit, person kontaktues është kryesuesi i komisionit;
Ma.sc.Muharrem Morina jur.dip, numer kontakti, tel:044/572/587, e-mal: [email protected]
Komisionit vlerësues:
1.Muharrem Morina- Kryesues i Komisionit
2.Halil Morina-anëtar
3.Fitim Shala- anëtar
4.Rifat Mazreku-anëtar
5.Veton Telaku-anëtar
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
