Ambasadori britanik vlerëson Ramush Haradinajn dhe kërkon bashkëpunim politik pas zgjedhjeve

Jonathan Hargreaves ka zhvilluar një takim me kreun e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku ka diskutuar për zhvillimet politike në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit. Pas takimit, ambasadori britanik theksoi rëndësinë që partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive pas zgjedhjeve, duke synuar formimin e shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen me kohë të presidentit. Hargreaves vlerësoi rolin e Haradinajt në politikën kosovare ndër vite, duke e cilësuar si një figurë me kontribut të rëndësishëm në zhvillimin demokratik dhe forcimin e institucioneve të Kosovës. “Diskutim i mirë dje me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj… është e rëndësishme që partitë të bashkëpunojnë për një qeveri stabile dhe për zgjedhjen me kohë të Presidentit”, u shpreh ambasadori britanik. Ai shtoi se përparimi demokratik i Kosovës varet nga bashkëpunimi, dialogu dhe përkushtimi i përbashkët i subjekteve politike për të ardhmen e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …