KFOR reagon ndaj planit të Kurtit për Xhandarmëri

KFOR ka deklaruar se po i ndjek nga afër zhvillimet dhe deklaratat e institucioneve të Kosovës lidhur me planin e qeverisë për themelimin e një strukture të re të sigurisë, të quajtur Xhandarmëri. Pas njoftimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për nisjen e procedurave të krijimit të kësaj force, KFOR ka theksuar se NATO vazhdon të bashkëpunojë me organizatat e sigurisë në Kosovë në funksion të ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë për të gjitha komunitetet. Në përgjigjen për media, KFOR rikujtoi se mandati i saj buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se misioni i saj mbetet garantimi i një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë. KFOR nënvizoi gjithashtu rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm mes institucioneve vendore të sigurisë, Policia e Kosovës, EULEX dhe strukturave të NATO-s. “Ne presim që organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë në këtë qasje bashkëpunuese, duke u koordinuar me KFOR-in për të kontribuar në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Sot dorëzohet aktakuza për krimet e forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të bëjë sot një hap të rëndësishëm në rastin e …